Assesi të gjejë rezultate pozitive në këtë edicion të ri kampioni aktual Feronikeli. Pas humbjes në Superkupë nga Prishtina dhe disfata e parë në shtëpi nga Besa, skuadra nga Drenasi e humbi edhe ndeshjen e tretë me radhë pasi u mposht nga Gjilani 2-1.

Edhe pse Feronikeli pati mjaftë raste shënimi, disi ia ka kthyer fati shpinën kësaj skuadre që pranoi gol nga ish anëtari i tyre, Isa Eminhaziri që shënoi i pari në ndeshje e cila ka mundur të përfundonte me barazim kur mbrojtësi Besnik Krasniqi pas një akcioni shumë të bukur shënoi për 1-1, mirëpo vetëm 100 sekonda më vonë zëvendësuesi Betim Haxhimusa me kokë shënoi për fitoren e Gjilanit prej 2-1.

Pa asnjë diskutim, ishte ndeshja më e mirë deri më tani në këtë fillim edicioni në Vla Superligëne  Kosovës në futboll.

Artikulli paraprakTrepça 89 nga penalltia mposhti Dritën e fortë
Artikulli tjetërBesa ndali hovin e Ferizajt