Në Antali të Turqisë kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli po avanson me rezultat 2:0 në mqiësoren që në këto momente po e zhvillon përballë skuadrës FC Anzhi.

Futbollistët e drejtuar nga Afrim Tovërlani kaluan në epërsi me golin e Labinot Osmanit për ta dyfishuar epërsinë mbrojtësi Fidan Gërbeshi pas një gjuajtje të bukur me kokë.

Goli i 3-të u shënua rusët në portën e vet. Megjithatë në fund Anzhi ia doli të shënonte për të mos e lënë Feronikelin ta mbyllë këtë sfidë pa pranuar gol.

Kjo ishte fitorja e parë e Feronikelit në miqësoret e Turqisë. Në ndeshjen e kaluar kishte humbur nga ekipi bullgar, Montana me rezultat 2:0.

Artikulli paraprakLiverpool e do portierin e Interit
Artikulli tjetërChelsea pa kurfarë “mëshire” ndaj Arsenalit, marshim i sigurtë drejt titullit