Feronikeli nuk e ka diskutuar fitoren ndaj Ferizajt në shtëpi, por nuk e ka prit ndoshta një paraqitje të mençur të mysafirëve të cilët patën rastet e tyre, shënuan njëherë, por duhet thënë se nuk patën më shumë se vendasit të cilët e thamë se u frikësuan nga ndonjë barazim eventua pasi lëshuan shumë raste shënimi e që shpesh ato kthehen si bumerang.

Kampionët shënuan herët me golin e Mendurim Hotit i cili u shërbye mirë nga Behar Maliqi, dhe pas shumë e rasteve që i lëshuan, vjen dënimi nga Edon Sadriou që finalizon një kundërsulm të shpejtë.

Mirëpo, pak qëndroi ky rezultat pasi sulmuesi Blerand Kurtishaj shënoi golin e fitores pas asistimit shumë të bukur të Milicaj.

Ishte kjo fitorja e dytë rresht për Feronikelin, dhe duket se seria pozitive e kampionëve tashmë ka filluar.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Besa-Prishtina
Artikulli tjetërHamsik e kaloi legjendën Maradona