Feronikeli shënoi fitore të merituar në udhëtim te Trepça 1:3, dhe në këtë mënyrë vazhdon ndjekjen e liderit Trepçës ’89, dhe me shumë gjasë tashmë e dërgon skuadrën e vjetër mitrovicase në ligën e parë.
Kampioni aktual kaloi në epërsi me golin e Abu Razard pas harkimit të mirë të Mark Milicajt.
Por, një situatë e njëjtë ndodhi edhe në momentin e golit të dytë kur i njëjti futbollist shënoi, mirëpo këtë herë pas asistimit të Yll Hoxhës.
Trepça kthehet në lojë në momentin kur Enis Zabërgja shfrytëzoi topin e mirë të Pleurat Hajdinit,por pikët e plota Feronikjelit ia siguroi Labinot Osmani.

Artikulli paraprakE pabeseushme/Messi kërrcënon Barcelonën: Transferoni këta futbollistë ose largohem…
Artikulli tjetërGjilani dhe Llapi i ndanë pikët