Edhe një fitore për Feronikelin e Afrim Tovërlanit.
Skuadra nga Drenasi mposhti në udhëtim Dukagjinin 0-2, për tu ngritur edhe më shumë në renditjen tabele, pasi dihet shumë mirë se Feronikeli nuk është aspak larg që paku edicionin ta mbyll në pozitën e dytë, edhe pse nuk duhet lënë anash as garën për titull pasi matematikisht është në lojë, shkruan Korneri.net
Feronikeli ishte skuadër më e mirë gjatë tërë ndeshjes, e kontrolloi lojën, edhe pse fitotren e siguroi në pjesën e dytë. Mevlan Zeka e nisi menjëherë në pjesën e dytë duke realizuar për epërsinë e parë, ndërsa Da Silva e shënoi të dytin për rezultatin final.
Tash me këtë fitore Feronikeli i shton gjasat edhe të sigurojë finalen pasi është në formë të mirë, më të mirë se Ballkani. /Korneri.net