Rezultati i barabartë pa gola i arritur ndërmjet Feronikelit e Trepçës’89, në “Rexhep Rexhepi”, i ka prishur planet e të dy skuadrave në luftë për titull i cili tashmë mund të konisderohet vetëm ‘ëndërr’.

Ndeshja ishte e baraspeshuar edhe pse musafirët patën disa raste të mira gjatë pjesës së parë me Otto John që dështoi të shënoi.

Edhe fraksioni i dytë i lojës nuk ishte i frytshëm për asnjërën skuadër, andaj rezultati i barabartë mund të konsiderohet epilog real.

Duhet theksuar se në sekondat e fundit të lojës 89-shi mbeti me një lojtarë më pak në fushë, pasi Maloku pas dy të verdhëve u përjashtua nga loja.

Të dy skuadrat tani kanë nga 40 pikë dhe rradhitën në pozitat 4 e 5 me -10 pikë nga lideri Drita.

Artikulli paraprakDrita vazhdon marrshin drejt titullit, mposhti Besën në Pejë
Artikulli tjetërLiga e Parë: Rikthehet Keku i madh, shkëlequ Maksuti