Nëse ndeshjet e para të edicionit të ri ishin të pafat për Feronikelin pasi luajti më mirë se dy kundërshtarët e vet prej të cilëve humbi, këtë herë kampionët luajtën, shënuan dhe kënaqën me lojë si trajnerin Tovërlani ashtu edhe tifozët në Drenas.

Feronikeli fitoi 4-1 ndaj mitrovicasve, ku mund të thuhet se gjithçka përfundoi që në pjesën e parë e cila përfundoi 3-0 me golat e Mentor Zhdrellës, Blerand Kurtishajt, dhe Mendurim Hotit.

Trepça 89’ kthehet në lojë me supergolin e Oto John, por Behar Maliqi e vazhdoi atë dominimin e madh të Feronikelit me golin e katërt dhe të fundit në ndeshje.

Ishte kljo fitorja e parë e Feronikelit, dhe humbja e parë e Trepçës 89.

 

Artikulli paraprakUS Open:Dyshohet për kurdisje të një dueli
Artikulli tjetërBekim Shotani pas humbjes