Lufta për pozitën e dytë të klasifikimit në Vala Superligën e Kosovës në futboll, por bëhetë gjithnjë e më e ashpër, sepse Feronikeli nuk po dorëzohet fare.
Kampioni aktual që për herë të parë luajti sivjet pa trajnerin e larguar Afrim Tovërlani, deklasoi Besën e Pejës me rezultat 4:1, dhe për momentin drenasit janë të dytit në tabelë me 61 pikë, një më shumë se Prishtina që e luan dneshjen e vet kundër Llapit të dielën pasdite.
Serinë e golave e nisi sulmuesi Labinot Osmani që shënoi nga gjuajtja e lirë, por pak e ndihmoi edhe portieri Granit Kolshi që nuk internevoi si duhet.
Vetëm pak para fundit të pjesës së parë Diar Prokshi e realizoi ehe golin e dytë për Feronikelin që shumë më qetë hyri në pjesën e dytë.
Kur Mevlan Zeka shënoi edhe golin e tretë, u kuptua se pikët e plota do t mbesin në Drenas. Besa shënoi golin e nderit përmes sulmuesit Fatih Karahoda, ndërsa pak minuta pas kësaj Yll Hoxha realizoi golin e fundit dhe rezultatin final.
Në ndeshjen tjetër sipas parashikimeve Drenica mposhti 3:0 Hajvalinë.