Mbrëmjen e sontme do të kuptohen finalistët e edicionit të sivjetmë në Digitalb Kupën e Kosovës në futboll.
Ndeshja kryesore dhe e paqartë luhet në Drenas në mes Feronikelit dhe Ballkanit, që në ndeshjen e parë lujatnë pa gola, ndërsa vetëm pak kilometra më tutje në Skenderaj, Drenica e pret Prishtinën super të favorizuar nga ndeshja e parë (3-0), dhe vetëm një mrekulli do ta eliminonte skuadrën kryeqytetase, shkruan Korneri.net
Feronikeli luan ndeshjen e stinorit, kuptohet të parafundit drejtë Evropës, pasi për të luajtur ndeshjet kualifikuese në Europa League, duhet ta kaloj Ballkanin, e më pas edhe ta fitojë trofeun e Digitalb Kupës me shumë gjasë ndaj Prishtinës. Skuiadra e Afrim Tovërlanit ka ngritje të madhe në lojë, dhe këtë e ka dëshmuar edhe në Therandë në ndeshjen e parë ku vetëm fati nuk ishte në anën e tyre, ndërsa në dy ndeshjet kampionale shënoi dy fitore duke realizuar gjashtë gola në total. Kjo nuk mund të thuhete dhe për kampionin vjeshtor Ballkanin, që për herë të parë sivjet nuk ka shënuar gol në tri ndeshje rresht, një heshtje kjo e frikshme dhe e gjatë 270 minuta.
Por, pikërisht sot mund të jetë pika kthyese për Ballkanin dhe Ismet Munishin, sepse është ndeshja më e rëndësishme e stinorit jo vetëm për faktin se do të sigurohej finalja, por edhe të thyhet “mallkimi” i golit.

Në ndeshjen tjetër Drenica do të tentojë për rikthimin më të madh në histori të klubit, diçka që duket e pamundur që të shënoi minimum tre gola dhe të mos pranoj asnjë, për të siguruar së paku vazhdimet apo katër gola që të eliminojë favoriten e madhe FC Prishtinën. Kryeqytetasit për shumëkë luajnë sot për formalitet pasi është e paimagjinueshme që Drenica munsd të rikthehet në lojë dhe të shkoj tutje, kështu që trajneri Armend Dallku që dje festoj ditëlindjen e 37-të, mund të bëjë edhe rotacion në formacion, kurse Gani Sejdiu më tepër do të fokusohet për ndeshjen e fundjavës ndaj Flamurtarit, e cila do të jetë jetike për mbijetesë, kështu që kundër Prishtinës do të mundohet të bëjë diçka në pjesën e parë dhe normalisht të shpresojë që asnjë futbollistë të mos i lëndohet.
Ndeshjet e dyta gjysmëfinale luhet në ora 16.30. /Korneri.net