Ferizaj shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 2:1, duke prit lajme nga Prizreni atje ku Liria mposhti Dritën, andaj pas këtyre tri pikëve Ferizaj e kaloi në tabelë Dritën. Vendasit ishin më të mirë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes dhe shumë shp[ejt shënuan dy herë me golat e Milan Ristovskit dhe Shpëtim Babajt, kurse pas golit të Pleurat Halimit që e ngushtoi epërsinë, tifozët vendas u frikësuan për ndonjë barazim tjetër eventual, mirëpo kjo nuk ndodhi andaj shpresat e Ferizajt për mbetje në elitë janë shumë reale. /Korneri.net

Artikulli paraprak10 gola në Olimpico, Interi humbi nga Genoa që mbetet në elitë
Artikulli tjetërLlapi tregohet i fortë edhe ndaj Prishtinës, fitoi në Obilic