Ferizaj mposhti Llapi super të dobët me rezultat 2:1.

Mysafirët edhe njëherë tjetër ishin pa lojë dhe pa ide, andaj nuk ishte aspak befasi që pësuan edhe humbjen e tretë dhe pozita e parafundit në tabelë, kurse Ferizaj këtë herë meritoi fitoren, pasi ishte skuadër më e mirë, shkruan Korneri.net

Astrit Fazliu e shënoi golin e parë nga penalltia, ndërsa golin e dytë dhe të fitores e realizoi Ramush Ramdani. Krejt çfarë bëri Llapi ishte  goli i Ilir Krasniqit.

Me këtë triumf, Ferzaij shkoi në kuorën e gjashtë pikëve, një më shumë se Llapi. /Korneri.net

Artikulli paraprakDrita mposhti Ballkanin në Drenas
Artikulli tjetërNuk ka fitues në derbin e dytë