Pas njohjes së kundërshtarit, sulmusi i Shkëndijes së Tetovës, Ferhan Hasani, i njohur ndryshe si “buba”, i ka çuar një mesazh paraprak lojtarit të Milanit, Ricardo Rodriguez, me të cilin kanë qenë në një ekip gjatë sezonit 2012-2013 Wolfsburgu.
Tani që fati i vuri sërish përballë njëri-tjetrit, kapiteni i Shkëndijes ka “paralajmëruar” 24 vjeçarin e Milanit. Hasani ka postuar një foto të llogarinë e tij në “Instagram”, ku shkruan: “A je gati Rodriguez? Mik i vjetër, por në fushë nuk të njoh”, duke lënë të kuptohet, se anësori i Shkëndijes kërkon me patjetër kualifikimit në këtë takim.