Sir Alex Ferguson beson se Jose Mourinho është duke ndërtuar me sukses një ekip te Manchester United, që është pasqyrë e vetë portugezit. Në fakt, Mourinho pati një fillim të ngadalshëm në marrjen e frenave në “Old Trafford”, teksa u shfaq në të njëjtën rrugë vuajtjesh me paraardhësit e vet, David Moyes dhe Louis van Gaal.

Por, Manchester United është përmirësuar shumë në muajt e fundit dhe nuk ka pësuar humbje të brendshme që nga disfata 4-0 kundër Chelsea, në tetor. “Djajtë e Kuq” fituan nëntë ndeshje radhazi në të gjitha garat dhe tani ndodhet dy pikë prapa vendit të katërt në renditje, që mbahet nga Manchester City në Premier League.

Ferguson beson se ringjallja e Manchester United mund të kreditohet nga Mourinho gradualisht, sepse portugezi po imponon vlerat e tij dhe po i jep identitet ekipit: “Manchester United po kthehet në pasqyrë të trajnerit të tij, – ka thënë 75-vjeçari për BBC Sport. – Ai po luan me energji të madhe, vendosmëri dhe vullnet për të fituar, çka mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme. Unë mendoj se Mourinho do të jetë i frymëzuar nga ecuria e ekipit.”

Ferguson, i cili mbetet drejtor te Manchester United, thotë se përmirësimi i lehtë mund të reflektohet në një pozicion më të lartë në Premier League: “Unë mendoj se ka bërë me të vërtetë mire. Edhe për trajnerin, është si një lojtar, që vjen te Manchester United, nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë për të ardhur në “Old Trafford” dhe transformuar klubin e kohës time. Me të vërtetë nuk është e lehtë. Mendoj se Louis van Gaal bëri një punë të mire, ndërsa Jose është duke bërë një punë të madhe.”

Artikulli paraprakLiverpool ka të gatshme 30 mln euro për yllin e Sporting Lisbonës
Artikulli tjetërSigal Prishtina nuk ndalet transferon basketbollistin amerikan