Njëri ndër sulmuesit më të mirë i të gjitha kohërave në futboll, fenomeni Ronaldo, ka festuar sot ditëlindjen e 40, dhe tërë bota sportive dhe jo vetëm, ia kanë uruar në mënyra të ndryshme ditëlindjen përmes rrjeteve sociale.

Ronaldo Luís Nazário de Lima ishte zbuluar nga shkolla e fashme e futbollit holandez PSV, që e kishte transferuar Cruzeiro në vitin 1994, për të luajtur dhe treguar cilësitë e tij në Eredivisie për dy vite, prej nga transferohet te Barcelona ku luajti vetëm një vit, pasi futbolli italian në ato ishte ishte në kulmin e investimeve dhe spektaklit që e mbajti për tri dekada, andaj Inter e bleu për rekord parash dhe në Serie A, Ronaldo qëndroj për gjasht vite kur Real Madridi shpenzoj shumë vetëm për ta bërë “nervoz” rivalin e përjetshëm Barcelonën.

ronaldo-4

Pas pesë viteve të kaluara në Bernabeu, Ronaldo kalon te Milan ku luajti një vit, dhe karrierën e mbylli në Brazil te Corinthians. Gjatë karrierës ai luajti 279 ndeshje zyrtare dhe shënoi 427 gola.

Gjithmonë Ronaldo i ka dy kujtime të hidhura të cilat nuk mund t’i harrojë kurrë dhe gjithmonë i përmend jo shumë me dëshirë.

E para ka të bëjë me “vjedhje” klasike sipas tij kur në edicionin 1997/98 në ndeshjen vendimtare për titull kundër Juventusit, nuk ia dha penallti e pastër për Interin, dhe fjalët e tij të paharruara janë: “Nuk e kam ditur se futbollin italian e sillte një njeri dhe se Juventusi duhej të shpallej gjithmonë kampion”.

Kurse momenti i dytë i keq për të ka qenë xhiroja e fundit e edicionit 2001/02, kur Inter pësoi dusfatë nga Lazio 4-2, dhe në këtë mënyrë e humbi titullin e kampionit që shkoi në duart e Juventusit.

 

Artikulli paraprakFilipe Luis poston foto: Kështu ia bëri Luis Suarez
Artikulli tjetërBarça, Iniesta: Dua ta mbyll këtu karrierën time