Gjiganti turk i basketbollit evropian, Fenerbahçe ka zyrtarizuar përforcimin e parë të merkatos.

Turqit nga Stambolli kanë nënshkruajtur me qendrën kanadeze, Dyshawn Pierre i cili do të regjistrojë debutimin e tij në Euroligë me Fenerin sivjet. Fenerbahçe njoftoi se ka shtuar në ekip, Dyshawn Pierre me një marrëveshje 1 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 1 sezon tjetër.

Pierre filloi karrierën e tij profesionale në Gjermani me Lowen Braunschweig nga Bundesliga dhe vitin tjetër u bashkua me Dinamo Sassarin në Itali, ku kaloi tre sezonet shumë të mira.

Qendra 26-vjeçar, ka pasur mesatare prej, 12.6 pikë, 8.4 kërcime dhe 2.4 asistime për ndeshje në Ligën e Kampionëve në Basketboll me Dinamo Sassarin. /AsistiOnline.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here