Përfaqësuesi turk dhe njëra ndër skuadrat më të mëdha të Turqisë, Fenerbahce, e ka siguruar vendin në Europa League pas fitores edhe në ndeshjen e dytë ndaj Grasshoppers këtë herë 0-2. Me golat e Fernando dhe Miroslav Stoch, Fenerbahce fitoi dhe u kualfikua edhe këtë vit në garat evropiane.

Përveç Fenerit deri më tani kanë siguruar plasmanin në Europa League edhe Qarabag, Panathinaikos, Liberec dhe Austria Viene.

Artikulli paraprakRonaldo më i miri i vitit në Evropë
Artikulli tjetërShkëndija u deklasua nga Gent