Fenerbahce Ulker i shkakton humbjen e dytë sezonale në Euroleague skuadrës ruse  CSKA Moskës. Në kryeqytetin rus kampionët në fuqi të Evropës u mposhtën pas kohës shtesë nga nënkampionët e me rezultatin 95-79. Ishte një fitore e thellë e Fenerit, por që erdhi pas dominimit të plotë, nërsa koha e rregullt kishte përfunduar 75-75. Për të regjistruar fitoren e nëntë në këtë edicion të dhe për tu hakmarrë në një farë mënyre për atë disfatë të hidhur në finalen e madhe të vitit të kaluar Fenerbahce u mbështet te loja e Dixon që realizoi 25 pikët ndërsa e ndihmoi skuadrën nga Stambolli edhe me 6 asistime. Pavarësisht kësaj disfate CSKA kryeson renditjen me 12 fitore dhe 2 humbje.

Në Stamboll Darussafaka fitoi me rezultat të ngushtë 86-84 ndaj Macab, Tel Avivit duke siguruar fitoren e tretë rradhazi, sukses që e ngjiti skuadrën e trajnerit izraelit David Blatt në vendin e 7-t të klasfikimit. Për teknikun që arriti të shpallte kampion Evrope Maccabin  në vitin 2014 ky ishte një sukses shumë i rëndësishëm i arritur falë edhe 23 pikëve të realizuara nga amerikan Wilbekin.

Një tjetër ndeshje spektakolare u zhvillua në Athinë aty ku Panathianaikos mposhti me vetëm një pikë diferencë 69-68, spanjollët e Baskonias. Një fitore nën shenjën e amerikanit Singleton që me 23 pikë dhe 5 kërcime  ishte padiskutim heroi i skuadrës greke në këtë takim me Panathinaikosin që koleksionoi kështu fitoren numër nëntë në Euroleague. Nuk zhgënjeu as Barcelona që në Palau Blaugrana fitoi me rezultat 85-79 ndaj italianëve të Olimpia Milanos. 27 pikë realizoi amerikani Sanders për mysafirët ,por që ishin të pamjaftueshme . Në krahun tjetër fantastick kroati Tomic me 19 pikë dhe finlandezi Kopenen që shtoi 15 pikë të tjera.

Artikulli paraprakFitojnë gjigantët, Westbrook edhe një triple-double
Artikulli tjetërRealitet: Draxler te PSG