Fenerbahce me plotë meritë shënoi fitore ndaj Manchester United në kuadër të ndeshjes së katërt të fazës së grupeve në Europa League. Gjiganti turk me lojë të mençur, të mirë dhe efikasie mbi të gjitha, mposhti skuadrën e njohur angleze që edhe këtë herë luajti shumë dobët dhe nuk meritoi më shumë.

Moussa Sow shënoi gol spektakolar pa kaluar dy minuta të plotë, ndërsa golin e dytë për vendasit e shënoi Jeremain Lens, dikur anëtari i Liverpool. Krejt farë bënë myasfirët ishte goli i Wayne Rooney në fund të ndeshjes. Fenerbahce vetëm dy javë më vonë ia ktheu borxhin anglezëve që e kishin fituar ndeshjen në Old Trafford.

Në kuadër të grupit A, në ndeshjen tjetër Zorya dhe Feyenoord luajtën baraz 1-1, por holandezëve i mjaftoi për pozitën e parë më 7 pikë,një më shumë se Fenerbahce dhe Man.United.

Artikulli paraprakFenerbahce-Man Utd, shënohet goli i vitit (VIDEO)
Artikulli tjetërDzeko dhe Roma po shkelin përpara