Fenerbahce ka fituar titullin e parë në Euroleague, pasi ka mundur skuadrën greke të Olympiakos me rezultatin 80-64.

Derbi ballkanas është dominuar nga truqit, të cilët një vit më parë janë mundur në finale nga CSKA e Moskës.

Takimi i zhvilluar në palestren “Sinan Erden Dome” është kontrolluar gjatë gjithë kohës nga Fenerbahce që ka fituar periodën e parë, të dytë dhe të tretë, ndërsa grekët kanë arritur të fitojnë vetëm periodën e dytë me rezultatin 16-13.

Kjo ka qenë finalja e tetë në historinë e Olympikaos, që ka arritur të triumfojë në finale vetëm tri herë./Korneri.net.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here