Te Valencia nuk ndalen së qeshuri dhe bërë shaka me Barcelonën, pasi skuadra nga Mestalla humbi 2-3 para 10 ditëve në kudër të La Liga.
Barcelona fitoi me goin e Lionel Messi nga penalltia në sekondën e fundit të ndeshjes, ndërsa ndeshja mbahet mend me mënyrën e festimit të golit nga lojtarët blugran.
Në drejtim të tyre është gjuajtur një shishe e plastikës e cila ka qëlluar brazilianin Neymar, ndërsa së bashku me bashkëlojtarin e tij Luis Suarez u gjuajtën në tokë, sikur janë qëlluar me ndonjë mjet të fortë.
Valencia është dënuar me një gjobë simbolike me 1500 euro, ndërsa pionerët e Valencias e përgatitëtn një shfaqje gjatë stërvitjeve.