Anëtari i Manchester United, Marouane Fellaini duket se po e luan vitin e tij të fundit në Angli.

Medioat turke kanë bërë të ditur se në Stamboll janë parë menaxheri dhe vëllai i reprezentuesit belg me zyrtarë të lartë të skuadrës së njohur turke Besiktas, përcjell Korneri.net.

Bisedimat thuhet se ishin mjaftë të gjata dhe jo-zyrtarisht mësohet se klubi turk ka pyetur për kushtet të cilat mesfushori ofanziv i kërkon në rast se vendos t’i bashkohet kampionëve aktual turk. Nuk ka detaje më të hollësishme, por po flitet se shumë se ky operacion vlen nga qershori i vitit 2018, kur edhe i skadon kontrata lojtarit, andaj Man.United nëse nuk e shet gjatë dimrit do ta humbë me parametër zero. /Korneri.net

Artikulli paraprakŠkriniar te Barcelona? Ja çfarë tha lojtari
Artikulli tjetërSkënderbeu në Beograd, serbët parulla për Kosovën