Është një personazh mjaft interesant, sepse përveçse një futbollist që ka bërë goxha karrierë, Felipe Melo ka lënë gjurmë kudo edhe për sjelljen e tij, shpesh jashtë normave.

Mesfushori brazilian është i famshëm për lojën e ashpër dhe kartonët e kuq, por edhe për sherret në fushë e jashtë saj.

Tani te Palmeiras në Brazil, ish-futbollisti i kombëtares braziliane është bërë sërish protagonist negativ, këtë radhë në Uruguai.

Në ndeshjen Penjarol-Palmeiras 2-3, e vlefshme për Kupën Libertadores, Melo u përfshi në një sherr masiv dhe palosi një kundërshtar me një grusht të fuqishëm.

Artikulli paraprak“Tani jam trajner më i mirë se te Barcelona dhe Bayern”
Artikulli tjetërFOTO/ Skandal në La Liga, Real Madrid akuzohet për trukim ndeshjesh