Një rrufe në qiell të hapur. Roger Federer do të jetë mungesa më e madhe e raketës botërore në Olimpiadën Rio 2016 pasi nuk ia ka dalë mbanë të evitojë problemet fizike që e detyrojnë ta mbyllë këtë sezon në infermieri. FedEx e bën të ditur vendimin nëpërmjet një komunikate të publikuar në Facebook ku thekson se do të heqë dorë nga çdo aktivitet për të evituar komplikacionet të gjurin e majtë të operuar në muajin Shkurt. “Të dashur tifozë, më vjen shumë keq që ju njoftoj se nuk mund ta përfaqësoj Zvicrën në Lojrat Olimpike dhe do të humbas gjithë sezonin. Pasi studiuam të gjithë situatën, unë mjekët dhe skuadra ime, mora vendimin e vështirë që do të më ndihmojë në rehabilitimin e gjurit. Mjekët më bënë me dije se nëse në të ardhmen dua të luaj i pandikuar nga gjuri, duhet t’i jap kohën e duhur për t’u shëruar. Jam shumë i motivuar për t’u rikthyer sa më i fortë dhe në shëndet të plotë në vitin 2017”, thekson mes të tjerash ish numri 1 i botës.

Në Brazil, Federer do të luante turneun e pestë olimpik. Ai debutoi gjatë vitit 2000 në Sydney, ndërsa medaljen e argjendtë e fitoi vetëm 4 vjet më parë në Londër ku u mund në finale nga britaniku Andy Murray.

Artikulli paraprakTEB Bank sponsori i parë gjeneral i Kombëtares së Kosovës
Artikulli tjetërSigal Prishtina dhe Peja i mësojnë kundërshtarët në FIBA Europe Cup