Roger Federer edhe më tutje është sportisti që ka përfitimet më të larta në botë nga marketingu. Ky është përfundimi i një studimi të tabloidit britanik `Daily Mirror`, sipas të cilit, tenisti i famshëm zviceran i cili gjatë karrierës së tij i ka fituar 17 titujë Grand Slam, është në krye të klasifikimit me 49.2 milionë funte përfitime nga kontratat e tij të sponsorizimit me kompani shumë të mjohura si Nike, Credit Suisse, Mercedes Wilson, dhe Rolex.

Është shumë interesante fakti se në pozitën e dytë nuk janë futbollistët më të mirë në botë si Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, pasi në këtë pozitë gjendet basketbollisti më i mirë në botë, anëtari Cleveland Caveliers LeBron James që përfiton nga 44.3 milionë euro, ndërsa i treti është golfisti Mickelson.

Sipas klasifikimit të “Mirror” pas tyre janë këta sportistë: Woods, Durant, McIlroy dhe Gjokoviq. Kur jemi te futbollistët duhet theksuar se Cristiano Ronaldo është në vendin e tetë me 26.2 milionë funte nga kontratat e sponsorizimit, ndërsa argjentinasi Messi është i 11-ti, me 23 milionë funte.

Artikulli paraprakNë mes të konferencës për shtyp gazetarit i cingërron telefoni, Mourinho përgjigjet!
Artikulli tjetërLajm shokues për tifozët “rossoner”: Ylli i Milanit mund të përfundojë te rivali i përjetshëm