Vushtrria konsiderohet vatër e futbollit në futbollin kosovar. Ky qytet dhe kjo skuadër gjithmonë ka dhënë futbollistë të jashtëzakonshëm dhe po vazhdon akoma të krijojë futbollist të kalibrit evropian, shkruan Korneri.net
Në një periudhë jo shumë të largët te kjo skuadër u rritën emra të mëdhenjë që sot të gjithë po mburremi me ta. Bëhet fjalë për yllin e Përfaqësuesës së Kosovës, Milot Rashica, që sot suksesshëm po luan te Vitesse në Holandë. Tani rrugën e tij pritet ta ndjekë edhe futbollisti më i mirë në Superligë, Florent Hasani, i cili karrierën do ta vazhdojë në Hungari te skuadra Fc Diosgyor VTK.
FC Vushtrria me anë të një foto të postuar në Facebook, i ka kujtuar të gjithëve kohën kur këta du superfutbollist luanin kërah për krah me njëri tjetrin në “Ferki Aliu”, duke shkruar “Foto sa 1000 fjalë”.
Gjithsesi jo vetëm Vushtrria por e gjithë Kosova duhet krenuar me futbollist të kalibrit të Milotit e Florentit, pasi janë fantastik.