Sipas burimeve të “Koreni.net”, gjiganti kosovar Fc Prishtina është duke synuar transferimin e yllit të Besës së Pejës, Xhevdet Shabani.

Shabani ishte synim edhe në të kaluarën për “bardhekaltërit”, mirëpo ai kishte zgjedhur Besën pas largimit nga Drita, shkruan “Korneri.net”.

Gjithmonë sipas burimeve të “Korneri.net”, Shabani mund të jetë përforcimi më i madh i Prishtinës në prag të nisjes së kampanjës kualifikuese për Europa League./Korneri.net.

Artikulli paraprakZyrtare: Trepça ’89 bombardon sërish merkaton verore! Ylli kosovar karrierën do ta vazhdojë në ‘Riza Lushta’
Artikulli tjetërLajm i madh për Bunjakin: Ylli i Përfaqësueses i gatshëm për ndeshjen ndaj Turqisë