Fitore më shumë se e merituar.

FC Prishtina mposhti Dritën me rezultat 1-3, në ndeshjen e dominuar nga ta, dhe pa asnjë dyshim dhe pas një kohe të gjatë, fituan bindshëm me lojë dhe rezultat ndaj kampionëbe të Kosovës, shkruan Korneri.net

Kaltër e bardhët kaluan në epërsi me golin e Qëndrim Zybës, por shumë shpejt rezultati barazohet pas realizimit të Kastriot Rexhës. Por, në pushim Prishtina shkoi me epërsi pas golit të shënuar nga penalltia, Besnik Krasniqi.

Krejt në fund të ndeshjes, Alban Shillova shënoi golin e tretë, dhe në këtë mënyrë Prishtina e ngriti në qiell trofrun e Superkupës. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here