Klubi kosovar Prishtina asesi të gjejë një trajner stabil, i cili do të mund të bënte vendin e sigurtë në bankinen e skuadrës nga kryeqyteti kosovar.

Që nga viti 2009 e deri me sot, besoni apo jo “bardhekaltërit” kanë ndërruar plotë 16 trajner, ku ky numër trajnerësh mund të jetë edhe rekord në futbollin botëror sa i përket timonerëve edhe pse nuk ka ndonjë statistikë të saktë.

Ja emrat e trajnerëve që emëroi Prishtina nga 2009-ta e deri më sot:

Afrim Toverlani – 2009
Besnik Kollari – 2009
Skender Shengyli – 2009
Ramiz Krasniqi – 2010
Wolfgang Jerat – 2011
Jusuf Tortoshi – 2012
Ejup Mehmeti – 2012
Afrim Toverlani – 2012
Suad Keçi – 2014
Bylbyl Sokoli – 2014
Ramiz Krasniqi – 2015
Sami Sermaxhaj – 2015
Fadil Berisha – 2016
Kushtrim Munishi – 2016
Lutz Lindemann – 2016
Arsim Thaçi – 2017

Artikulli paraprakSpanjollët sulmojnë FIFA-n, “Marre si po i hakmerren Messit”
Artikulli tjetërHedhet shorti nga FIFA për botërorin 2019! Kosova dhe Shqipëria në të njejtin grup…