Gabimin e Ferizajt që vetëm 24 orë më herët e humbi ndeshjen pas penalltive nga skuadra e Vllaznisë së Pozharanit dhe e humbi statusin e elitarit, këtë nuk e përsëritën edhe futbollistët e Dritës së Gjilanit që ia dolën të mposhtin 2:1 Dukagjinin, me një gol të realizuar në minutën e 92.
Dukagjinasit ishin shumë të mirë në pjesën e parë dhe jo rastësisht kaluan në epërsi me golin e bukur të Emanuell Zallaj, mirëpo ndryshoi gjithçka në pjesën e dytë.

Duhet pranuar një fakt se gjyqtari i ndeshjes Fatmir Tahiqi, goxha ia mbajti anën gjilanasve me disa vendime të çuditshme, por gabimi i tij më i madh ishte te momenti i kartonit të kuq të portierit të Dukagjinit Visar Haxhijaj pasi jo që ishte ai lojtari i fundit, por ishte penallti klasike për Dritën, dhe këtë nuk e dha gjyqtari Tahiri.

Golin e barazimit e realizoi sulmuesi Semir Zenel me kokë pas harkimit shumë të mirë të Përparim Livorekës, kurse Zeneli ishte asistues i golit të Alban Shillovës i cili poashtu me kokë në minutën e dytë të kohës shtesë ia mundësoi Dritës vendin në elitë. /Korneri.net

Artikulli paraprakNuk përmendet Milani/Morata: Juventus është shtëpia ime e dytë, por jam i lumtur te Real Madrid
Artikulli tjetërAnkohet me të “drejtë” trajneri i Dukagjinit