Edhe pse në shikim të parë duket në krizë, së paku në bazë të rezultateve dhe pikëve të fituara pas pesë xhirove të para në Vala Superligë, skuadra e Dritës shumë shpejt pritet të largohet nga telashet në çdo aspekt.
Serioziteti në organizim, marrja e kopetencave nga secili zyrtarë i klubit, përmirsimi në aspektin financiar, dhe planet afatgjate gjithnjë sipas kriteve të UEFA-së, janë vetëm disa nga pikat të cilat kryesia e klubit e ka parakusht për një Dritë evropiane.
Tash e tujte çdo të hyrë në klub, çdo cent i fituar do të kalojë përmes arkës fiskale. Tifozët të cilët do të blejnë biletat për ndeshje do të ketë kupon fiskal, të gjitha të hyrat nga shkolla e futbollit do të jenë të shkruara dhe regjistruara sipas kërkesa që ka bërë UEFA, andaj në çdo hap që do ta hedh Drita në ditët në vijim do të trajtohet në maksimum dhe me seriozitet maksimal.
Sigurisht se puna e parë është me trajnerin e ri boshnjakun Amir Alagic, i cili duhet të nis me fitore edhe në udhëtim, sepse më pikë nuk do të lëshojë lehtë Drita në stadiumin e saj, e aq më pak kur derbi i mad hi “Anamoravës” po afron.