5 korrik 2016

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të shtunën duke filluar prej orës 09:00 deri në 11:00 në palestrën e sportit në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë do të bëjë përzgjedhjen e basketbollistëve të grupmoshës U-14 (viti i lindjes 2002).

Kjo përzgjedhje do të bëhet për Kampin, të cilin do ta organizoj FBK në bashkëpunim me FIBA-n prej 1 deri më 5 gusht në Prishtinë.

FBK fton trajnerët që në përzgjedhje t’i sjellin lojtarët të cilët kanë interesim për të qenë pjesë e këtij Kampi. Me  vete  lojtarët  duhet  t’i sjellin topat   dhe pajisjet  sportive.

Partnere e Kampit U-14 të organizuar nga FBK dhe FIBA është Raiffeisen Bank.

Duhet theksuar se FIBA dhe FIBA Europe edhe këtë vit e kanë mbështetur FBK-në dhe punën e saj me gjenerata të reja, duke e inkuadruar në një program edhe më të madh të Kampeve, kësaj radhe me grupmoshën U-14 (meshkujt). Bëhet fjalë për Kampin që do të udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa partnerë të saj do të jenë Kosova, Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria.

Kampi përfundimtar dhe i përbashkët do të mbahet në Rumani me pjesëmarrjen e fëmijëve të të gjitha shteteve të lartpërmendura dhe të trajnerëve po ashtu.

– See more at: http://basketbolli.com/sq/article/fbk-nis-punen-per-kampin-e-grupmoshes-u-14#sthash.oBy7eeqa.dpuf

Artikulli paraprakÇmenduri, konfirmohet numri i tifozëve në ndeshjen Real Madrid-Chelsea (Foto)
Artikulli tjetërPeci në Pesëshen më të Mirë, kryetari Belegu ndan medaljet e bronzta