Pavarësisht se në ndeshjen e parë përballë PSG u deklasua me rezultat 4:0, pavarësisht se tërë e bota e pa që gjyqtari turk Aytekin e dërgoi Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, megjithatë ekspertët e futbollit evropian e konsiderojnë Barcelonën si favoritin kryesor për ta fituar sivjet garën më të çmuar në futboll në Kontinentin e vjetër.

Barcelona ka 32% të nundësisë për ta fituar Ligën e Kampionëve, duke e lënë mbrapa gjigantin bavarez Bayern Munchen me 25% të mundësisë për ta fituar. Juventus dhe Real Madrid ndajnë pozitën tretë dhe katër me 13%.
I fundit është Leicester City me vetëm 0.6% të mundësisë për ta fituar këtë garë.

Shorti për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të hedhet sot në ora 12.00.

Artikulli paraprakAnderlecht “përseritë” rezultatin e ndeshjes së parë! Belgët me plotë meritë në çerekfinale
Artikulli tjetërAnglezët nga Manchester blejnë Elbasanin, i ndryshon emri ekipit