Vinales, Rossi dhe Zarco regjistrojnë tre kohët më të shpejta në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Francës. Në pistën e Le Mans ishte piloti spanjoll ai që regjistroi xhiron më të mirë me kohën 1.31.994 duke lënë pas 9 herë kampionin e botës dhe të riun Zarco që do të niset nga vendi i tretë. Probleme të mëdha hasi Honda zyrtare me kampionin e botës në fuqi, Marc Marquez i cili regjistroi kohën e pestë më të mirë përpara italianit Andrea Dovizioso, ndërsa Crutchloë është piloti i vetëm i skuadrës Honda që radhitet mes 4 të parëve në linjën e nisjes.

Provat zyrtare nisën mes dyshimeve për shkak të kohës jo të mirë në Le Mans pasi në disa sektorë pista ishte e lagur dhe kjo i vendosi pilotët në dilemën për gomat që do të vendosnin. Marquez e nisi sesionin e dytë me një dalje nga pista, ndërsa Yamaha tregoi edhe një herë se Le Mansi është një nga pistat që i përshtatet më shumë, duke hedhur kandidaturën për një fitore bindëse të dielën. Rossi e siguroi vendin e dytë vetëm në provën e fundit ku nuk arriti të shkonte më pranë se 106 të mijtat se shoku i tij i skuadrës, ndërsa dhjetëshja e parë në nisje kompletohet nga Redding, Pol Espargaro, Abraham dhe Smith.

Artikulli paraprakLajm i jashtëzakonshëm nga Shkëndija e Tetovës: Kualifikimet për Europa League zhvillohën në Elbasan ose Shkodër?
Artikulli tjetërE pazakontë: Trajneri godet në ring boksierin kundërshtar, arsyeja është e çuditshme…