Milan nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në udhëtim ndaj Salernitanës, që moti pikë fal portierit të tyre Benoit Costil, që priti disa raste të pastërta për gol.

Në fakt, ndeshja nisi mirë për “Djallin” që kaloi në avantazh me anë të Fikayo Tomorit, që më vonë shkaku i lëndimit u larhua nga loja, sepse fati i zi po e përcjell Milanin praktikisht në çdo ndeshje.

Por, ky gol nuk ndikoi në humorin e vendasve që barazuan brenda pjesës së parë me anë të mbrojtësit Fazio.

Me barazimin 1-1 u mbyll pjesa e parë kurse e dyta nisi me.golin e Candrevas të cilin e bëri për një moment hero portieri Maignan që padyshim ia fali golin italianit.

Gjithsesi, vendasit iu gëzuan avantazhit, por në fund nuk mundën ta mbanin atë pasi Luka Jovic i shpëtoi nderin Milanit në minutën e 90.

Përfundimisht ndeshja u mbyll në barazimin 2-2 ndërsa Milani humbet sërish hapin me dyshen e kreut Juventus dhe Inter. Aktualisht, kuqezinjtë mbeten të tretët me 33 pikë, ndërsa Salernitana mbyll klasifikimin në vendin e 20 me nëntë pikë.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Salernitana-Milan
Artikulli tjetërJuve e fitoi ndeshjen aspak të lehtë te Frosinone