Lojtarët e Drenicës mund të ndihen sadopak të lehtësuar sa i përket të paktën pagës së fundit. Për këtë duhet falenderuar djelmoshat e faqës “KF Drenica”, në facebook të cilët me vet iniciativë, arritën që të grumbullojnë mjete me angazhim vetanak për të paguar lojtarët drenicak, të cilat u dërzuan para udhëtimin në Lipjan, ku Drenica aktualisht po e zhvillon ndeshjen ndaj Ulpianës në kuadër të Kupës e Kosovës.

“Pas iniciativës së faqes KF Drenica për mbledhjen e fondeve për klubin tonë të zemrës, iniciativë kjo që gjeti mbështetjen e shumë njerëzve vullnet mirë dhe dashamirës të klubit, brenda një kohe shumë të shkurtër u arrit që të mbledhet një shumë e konsiderueshme të hollash.
“Këto të holla ( pagat komplete për një muaj) janë shpërndarë sot lojtarëve, stafit, dhe ekonomeve të klubit”
“Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që kanë kontribuar që kjo iniciativë të realizohet”.
“Në mbrëmje do të publikohet edhe lista e të gjithë atyre që kanë kontribuar, në mënyrë që çdo gjë të jetë transparente”. shkruan KF Drenica.

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT: Vëllaznimi para kohe kualifikohet tutje në Kupën e Kosovës
Artikulli tjetërNuk munguan golat në derbin lokal, Prishtina kaloi Flamurtarin