Tifozët e Realit të Madridit kanë mbetur të indinjuar për gjykimin e fundit në Superkupën e Spanjës. Për këtë arsye, në ndeshjen e kthimit të së mërkurës, në “Bernabeu” pritet të shohim një reagim vërtet të fuqishëm nga tifozët, që siç njoftojnë mediet spanjolle, është përgatitur për në minutën e 7 të ndeshjes.
Në këtë moment do të shpërthejë protesta e tifozëve të Realit për “gjykimet kundër” e mbi të gjitha për episodin e fundit në “Camp Nou”, që pati për protagonist Cristiano Ronaldon. Një protestë e quajtur “panolada” do të prekë edhe gjyqtarin e atij takimi, Jose Maria Sanchez Martinez.