Arsenali ka prezantuar fanellat e reja për edicionin 2017/18 në Premier League. Klubi nga Emirates është jashtë Ligës së Kampionëve për herë të parë pas dy dekadave, por kjo ndoshta nuk do t’iu sjell shumë telashe para fillimit të edicionit të ri që për shumë tifozë të kësaj skuadre pritet të ndryshoj shumë në aspektin e futbollistëve pasi disa prej tyre janë afër largimit, shkruan Korneri.net.
Pikërisht, frika më e madhe është largimi i treshes në foto, Sanchez-Ozil-Giroud, për të cilët interesim kanë shumë skuadra evropiane dhe jo vetëm.
Mirëpo, një foto si kjo ka shtuar shpresat tek tifozët e Arsenalit sepse zakonisht fanellat e reja i prezantojnë futbollistët që sigurtë do të qëndrojnë në skuadër, dhe kjo ndoshta është bërë e qëllimit që ta kuptojnë të gjithë se kjo treshe do të jetë vendimtare edhe në edicionin e ri. /Korneri.net