Manchester City me shumë gjasë do të jetë nënkampion anglez.

Pasi një vit më parë e fitoi titullin në xhiron e fundit pas garës të ashpër me Liverpool, këtë edicion “citizens” nuk ishin të njëjtë, apo më saktë ishte Liverpool që nuk gabonte, andaj është pajtuar me pozitën e dytë dhe një vend në Champions League, shkruan Korneri.net

Skuadra e Pep Guardiolas pas lajmit të mirë që morën nga TAS, për pjesmarrje në garat evropiane, gjatë ditës së djeshme klubi ka zbuluar fanellat e reja për edicionin 2020/21.

Fanella e re e firmës së njohur Puma, është dizejnuar si një mozaik i vërtetë, por pa asnjë dyshim është shumë moderne dhe e bukur.

Kjo fanellë është kur Man,City luan në shtëpi. /Korneri.net

Artikulli paraprakDënime qesharake nga Komisioni Diciplinor, dënohet Prishtina e nuk dënohen akterët kryesor
Artikulli tjetërMan City nën sulm. Tebas rrit dozën: “Të gjithë e dinë që e shkeli FFP”