Verën e kaluar Jose Mourinho, kishte kërkuar nga drejtuesit e skuadrës së tij Manchester United, të mundohen të sjellin në “Old Trafford”, brazilianin e talentuar Willian. Edhe pse “Djajtë”, kishin në dispozicion 30 milionë euro për brazilianin, Chelsea kishte refuzuar ta shiste ish anëtarin e Shakthar, për arsye se e konsideronin si pjesë e rëndësishme në taktikat e Antonio Conte, shkruan Korneri.net.

Në edicionin e tij të parë nën urdhërat e italianit është e qartë se Willian, nuk po përdoret dhe tregon atë që është pritur nga londinezët. Gjatë këtij edicioni roli i tij në skuadër ka rënë dukshëm, madje pothuajse shumicën e ndeshjeve i fillon nga stoli. Në fakt në 10 ndeshjet e fundit në Premier League vetëm një herë ishte në njëmbëdhjetshe ndaj Stoke City.

Siç pritej, United e ka kuptuar se ky skenar mund të jetë i përshtatshëm për një përpjekje të dytë dhe ka zgjedhur të tentojë përsëri të hap negociatat me lojtarin dhe skuadrën e tij. Në parim, për të bindur plejmejkerin brazilian nuk duhet të jetë e vështirë. Por, nuk dihet nëse Chelsea do të shfaqë interesim të lirohet nga shërbimet e 28 vjeçarit, sidomos kur kihet parasysh se Manchester UTD, mund të jetë rival i drejtpërdrejt i tyre në luftë për titull edicionin e ardhshëm në Premier League.

Artikulli paraprakShokon Xabi Alonso me deklaratën e tij
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Real Madrid – Bayern Munchen