Atmosfera te kampioni aktual anglez Chelsea nuk është aspak e mirë dhe pozitive.
Humbja nga Burnley që në ndeshjen e parë kampionale në Premier League, ka qenë shumë e dhimbshme dhe e papritur, mirëpo duket se problemet në skuadrën londineze janë të mëhershme dhe të kahmotshme, shkruan Korneri.net.
Qetësia në klub u prish me sulmuesin Diego Costa të cilit trajneri Antonio Conte ia tregoj derën, dhe deri më tash nuk po dihet se çfarë po ndodh me të.
Dënimi është mundësia më e vogël që mund ta bëjë Chelsea, por duket se pas tij do të ketë telashe me trajnerin edhe spanjolli tjetër Cesc Fabregas.
Sipas mediave britanike Conte e ka fajësuar Fabergasin me debaklin nga Burnley, (plus kartonin ne kuq) dhe i ka thënë se nuk do të llogaritë në të për një kohë të gjatë, së paku jo për përbërjen startuese.
Kjo ka shtyrë që mediat spanjolle ta largojnë Fabregasin nga Chelsea, sepse edhe ashtu ishte folur muajve të mëhershëm se ai po kërkon skuadër të re, dhe atë jashtë Anglisë. /Korneri.net