Anglia njihet si shtet që gjithmonë ndryshon gjërat në çdo sferë të jetës, janë më ndryshe se të tjetër.
Shumë shpesh e kanë mirë atë që vendosin, ka edhe raste që nuk e mendojnë mirë, mirëpo këtë radhë sa i pëket sporti më saktësisht futbollit, kanë marr vendim shumë të mirë që i ndihmon shumë klubeve, përcjell Korneri.net
Garat në FA dhe Carabao Cup do të pësojnë ndryshime, me theks të veçantë ndeshjet në FA, ku nuk do të ketë ndeshje kthyese, por me eliminim të menjëhershëm me një ndeshje. Nga ana tjetër në Carabao Cup nga gjysmëfinalja nuk do të ketë ndeshje kthyese siç ishte deri tash, dhe krejt kjo në mënyrë që t’iu mundësohet klubeve apo lojtarëve të mos kenë ngarkesa të mëdha.
FA Cup do ta nisë sezonin e ri më 1 shtator me ndeshjen me rundit preliminar, ndërsa finalja do të luhet në Wembley më 15 maj, derisa rundi i parë është caktuar të zhvillohet më 5 shtator, me tri mesjava nga 15 dhe 16 shtatori.
Krejt për fund, Federata e Futbollit e Anglisë ka bërë të ditur se shpërblimi për fituesin e Kupës do të përgjysmohet shkaku i krizës së koronavirusit. /Korneri.net