George Russel ka befasur të gjithë.

Piloti i Mercedes ka siguruar “pole position” e parë sivjet dhe të parin në karrierë, pasi u tregua fantastik në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Hungarisë”, shkruan Korneri.net

 Ferrari nuk ishte keq, pasi Carlos Sainz dhe Charles Leclerc, kanë siguruar pozitat dy dhe tre, dhe mund të imagjinohet se si do të jetë starti i garës së nesërme.

Nga vendi i katërt do të niset Lando Norris me McLaren, Esteban Ocon dhe Fernando Alonso me Apline. Ndërsa, keq kanë kaluar Lewis Hmailton që do të niset nga pozita e shtatë dhe Bottas e Ricciardo pas tij.

Kampioni aktual botëror, Max Ferstappen pati probleme me bolid, dhe garën e së dielës e nis nga pozita e 10-të. Fare më mirë nuk kaloi as piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez që do të niset nga vendi i 11-të. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Nga parajsa në ferr”, sëmundja e largon “yllin” e Dortmundit nga futbolli
Artikulli tjetërLiverpool e fitoi Superkupën e Anglisë, mposhtet lehtë Man.City