Formula 1 thyen akullin në Arktik dhe këtë e bën në kuptimin e parë të kësaj fjale. Sporti i shpejtësisë motrike zbuln një tokë të re dhe ku i dihet, ndoshta edhe një ndalesë për të ardhmen edhe pse kjo është një hipotezë ende e largët. Njëvendëshja e drejtuar nga Lucas di Grassi zbriti në polin e veriut duke dhuruar disa performanca fantastike mbi akullin e bardhë.

Spoti i realizuar nga Formula 1 ka një objektiv madhor, dhënien e mesazhit për reduktimin e gazrave në atmosferë pasi njëvendëshja që performoi në veri të Groenlandës është ndërtuar e gjitha në bazë të një sistemi elektrik. 2016-ta po rezulton një nga vitet më të nxehta dhe si pasojë një pjesë e madhe e akullnajave në polin e Veriut janë zhdukur, prandaj Formula 1 u bashkua me një numër të madh partnerësh për për dhënë një mesazh të qartë.

 

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakMourinho e dëshiron anëtarin tjetër të PSG
Artikulli tjetërShqipëria zbret në vendin e 40 në renditjen e re të FIFA-s