Lewis Hamilton nuk ka ndërmend të dorëzohet në luftë për titullin e kampionit në Formula 1, pasi britaniku e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Amerikës, duke arritur në finish para të gjithëve, madje i shkëputur nga shoku i skuadrës dhe rivali kryesor, Nico Rosberg.

Hamilton u nis i pari në garën e Austin, por e humbi vendin që në start, megjithatë arriti ta rikthej shpejt atë, duke arritur më pas ta mbajë deri në fundin e garës, pas triumfin e 50-të, në karrierë. Menjëherë pas tij erdhi piloti tjetër i Mercedes, Nico Rosberg.

Podiumin fitues e kompletoi Daniel Ricciardo me Red Bull, i cili la pas pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel. Momente emocionuese dhuroi në xhiron e fundit të garës Fernando Alonso, i cili arriti t’i merrte vendin e pestë Carlos Sainz.

Kur kanë mbetur edhe tri gara deri në fundin e këtij botërori të Formula, Nico Rosberg renditet i pari në renditjen e përgjithshme me një diferencë tashmë prej 26 pikësh nga Hamilton.

Gara e radhës në Formula 1 do të jetë Çmimi i Madh i Meksikës javën e ardhshme.

Artikulli paraprakStatistikat e xhiros së 10-të, në Vala Superligë: Dallku shënoi gol pas…
Artikulli tjetërParamendoni çfarë kërkoi Ronaldo te goli i fitores, duke mos u gëzuar!