Piloti meksikan “trashëgon” nga shoku i tij i skuadrës fitoren në garën e gjashtë të kampionatit.

Hamilton e humbi rastin. Red Bull fiton në Baku me Sergio Perez i cili ia doli të përundonte garën para Sebastian Vettel në vijën e finishit pas pezullimit të GP për shkak të shpërthimit të gomës së pasme të majtë para gropave që e detyron në mënyrë të bujshme Max Verstappen, mjeshtrin e garës, për të dalë në gara në xhiron e 46 nga 51 nē total, pasi i shpërtheu goma e pasme e majtë, përcjell Korneri.net

Verstappen i cili ishte duke kryesuar garën, pati mundësi të mirë që ga rrit epërsinë e përgjithshme, por goma e tradhtoi pas së cilës ai përfundoi në murë, por për fat nuk u lëndua.

Lewis Hamilton e humbi mundësinë duke përfunduar në pozitën e 15-të, pasi në fillim të garës gaboi dhe kjo i kushtoi atij. Pierre Gasly kompletoi podiumin me bolidin e tij Alpha Tauri përpara Charles Leclerc, i katërti në fund të një gare që filloi nga pole pozicioni.

Pas kësaj gare holandrzi Verstappen prinë me 105 pikë, katër më shumë se Hamilton, kurse Sergio Perez është i treti me 69. Në renditjen e përgjithshme të konstruktorëve, i pari është Red Bull Racing me 174 pikë, Mercedes i ka 148, kurse Ferrari 94.

Gara e ardhshme mbahet nga 18 deri me 20 qershot në Francë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here