Skuadra e Evertonit është e vërtetë që e shiti Romelu Lukakun te Manchester United, por është shumë aktive në blerje dhe duket se po ndërton formacion edhe më të mirë se me belgun, shkruan Korneri.net.
Këtë herë skuadra nga qyteti i famshëm anglez Liverpool, po tenton të sjell në Goodison Park reprezentuesin këmbëshpejt anglez, Theo Walcott për të cilin po ofron 30 milionë funte. Në fakt, Everton po kërkon dyshen Walcott –Giroud, por ky i fundit është më afër Borussia Dortmundit. /Korneri.net

Artikulli paraprakDukët që të gjitha janë vetëm spekulime…
Artikulli tjetërDikur konsiderohej i madh, dhe Barkley pa ndonjë bujë të madhe drejtë Tottenhamit