Romelu Lukaku është njoftuar nga drejtuesit e Everton se do të qëndrojë në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.

23-vjeçari ka qenë objektiv i Chelsea gjatë gjithë verës, por Everton do ta shesë vetëm nëse paguhen 90 milionë euro dhe londinezët janë nuk kanë preferuar të bëjnë këtë shpenzim gjigant, nisur edhe nga fakti se qendërsulmuesi i tyre Diego Costa ka shënuar në të dy ndeshjet e para të kampionatit ku Chelsea ka marrë pikët e plota.

Everton nuk ka ndërmend të shesë lojtarin sepse edhe arkat e klubit janë plot, sidomos pas shitjes së John Stones te Manchester City për rreth 60 milionë euro.

Artikulli paraprakNeymar i’a siguron Brazilit medaljen e parë Olimpike në futboll
Artikulli tjetër70 mln euro për James Rodriguez…