Klubi i Everton është futur në garë për sulmuesin Nikola Kalinic, një lojtar për të cilin interesohej Milan prej kohësh.

Everton është i gatshëm të ofrojë 25 milionë euro për të transferuar sulmuesin kroat të Fiorentina.

Milan ka një marrëveshje me kroatin, por skuadra “kuqezi” ende nuk ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me “vjollcët”, që kërkon 30 milionë euro për të.

Situata vështirësohet akoma më shumë tani që në garë tani është futur dhe klubi anglez, duke ofruar 25 milionë euro, që vlerësohet se do të jetë shumë e mjaftueshme për të bindur Fiorentinën.

Gjithsesi 29 vjeçari momentalisht dëshiron të qëndrojë në Itali dhe të presë për Milan.

Artikulli paraprakVera e çmendur në shpenzime e Nasser Al Khelaifi
Artikulli tjetërVIDEO/ Shkëndija e Tetovës prezanton uniformat e reja për sfidën me Milanin