Evertoni e nis me një hap të gabuar Premier League-n. Skuadra nga Merseyside u mposht 0-1 në “Goodison Park” nga Fulhami falë një goli të shënuar nga De Cordova-Reid në minutën e 73-të.

Me të njëjtin rezultat (0-1) Sheffield Utd u mposht nga Crystal Palace, që u nderua nga Eduard në minutën e 50-të.

Me tri pikë në ndeshjen e parë u regjistrua edhe Brighton, që deklasoi 4-1 skuadrës debutuese Luton. Shënuan për vendësit March, Joao Pedro, Adingra dhe Ferguson, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e realizoi Morris nga penalltia.

Bournemouth – West Ham është takimi i vetëm që nuk kishte fitues pasi u mbyll 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Të parin e realizoi Bowen, për të ardhur te barazimi i vendësve me Solanken tetë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Rezultatet:

Bournemouth – West Ham 1-1

Brighton – Luton  4-1

Everton – Fulham 0-1

Sheffield Utd – Crystal Palace     0-1

Artikulli paraprakBraziliani i diskutueshëm i United fluturon për në Turqi
Artikulli tjetërTrepça transferon një super basketbollist