Everton nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e këtij sezoni. Skuadra londineze ka nënshkruar me mesfushorin e Swansea City, Gylfi Sigurdsson.
Në sezonin e fundit ai ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 13 asist për shokët e tij të ekipit. 27-vjeçari do t’i nënshtrohet sot testeve mjekësore në “Goodison Park”.
Sigurdsson është blerja më e shtrenjtë në historinë e skuadrës së Evertonit, teksa shifra e transferimit të tij shkon në 45 milionë paund. Ai është shënuesi më i mirë nga goditjet e dnëimit që nga sezoni 2011/12 me 7 gola të shënuar.